Gjuhet E Programimit1 TIK - Mind Map

Gjuhet E Programimit1 TIK Mind Map
 
 
 
 

Gjuhet E Programimit1 TIK - Mind Map

23 days ago by: xhulio Terolli
 
 
  • Gjuhet E Programimit
    • Cfare jane Gjuhet e Programimit?
      • Gjuha programuese është një vegël informatike e përpiluar nga operacionet matematikore që shërben për të shkruar domene të cilat përcillen në veglat (makinat vizuale konvertuese) për të fituar kode në gjuhën e makinës.
    • Llojet e Gjuhes se Prograimit
      • Gjuha Programuese Java
        • Bazohet në klasa dhe është gjuhë e orientuar drejt objekteve. Një ndër gjuhët më të kërkuara për zhvillimin e softuerëve, aplikacioneve mobile apo përmbajtjeve ne web. Punon në shumë sisteme operative pasi është gjuhë cross-platform.
      • Gjuha Programuese C
        • Më tepër e kërkuar për përdorim të përgjithshëm edhe pse mbetet më e përdorura. Ofron bazat edhe për gjuhë si C#, Java, JavaScript dhe Python. Përdoret më tepër për implementimin e sistemeve operative dhe aplikacioneve të ndërfutura
      • Gjuha programuese C++
        • Gjuhë mesatare për nga vështirësia, e orientuar drejt objekteve. Është përdorur për të krijuar programe si Firefox, Winamp dhe Adobe. Përdoret gjithashtu për të zhvilluar sisteme softuerike, aplikacione, serverë me performancë të lartë, lojëra etj.
      • Gjuha Programuese PHP
        • PHP (Hypertext Processor) është një gjuhë skript e projektuar për të krijuar webfaqe dinamike dhe aplikacione. Mund të përfshihet direkt në dokumentet e HTML-së në vend që të ekzistojë si e veçantë. Kjo është ajo që e ka bërë shumë popullore mes zhvilluesve. PHP fuqizon mbi 200 milionë webfaqe, përfshi WordPress, Facebook etj.
      • Gjuha E programimit PYTHON
        • Gjuhë skript e nivelit të lartë, server-side, që përdoret për webfaqe dhe aplikacione mobile. Konsiderohet gjuhë e lehtë për fillestarët për shkak të lexueshmërisë së qartë dhe sinstaksës kompakte, që do të thotë se me pak rreshta kod mund të shprehësh atë që do të realizosh. Python është përdorur për zhvillim të aplikacioneve si Instagram, Pinterest dhe Rdio si dhe përdoret nga Google, Yahoo! dhe NASA.
Report abuse
More Maps by This User