Karakteristikat e H - Mind Map

Karakteristikat e H Mind Map
 
 
 
 

Karakteristikat e H - Mind Map

1 years ago by: Sara Nikolli
 
 
harte konceptuale
  • Karakteristikat e HTML
    • Cfare eshte HTML?
      • HTML (shkurtim i Hypertext Markup Language, lexo: Hajpër Tekst Markap Lenguiç) është gjuha markup mbizotëruese për krijimin e fletave të rrjetit. HTML lejon autorët e faqeve të internetit të formulojnë dokumente që mund të kuptohen nga sisteme të ndryshme si PC, Unix, Macintosh etj, dhe që mund të shikohen duke përdorur programe të quajtura browser, p.sh; browser në kompjuterin tuaj mundë jetë Internet Explorer, AOL, Netscape, Opera. HTML është e përbërë nga kode ose ndryshe nga sisteme shenjash të cilat janë pergjegjëse për paraqitjen e faqes së internetit.
        • Idea
    • Etiketat e HTML
      • Etiketat e HTML-së mund të shkruhen me shkronja të vogla dhe të mëdha, pra <TITLE> kryen të njejtin funksion si <title>. Etiketa e HTML duhet te interpretohet nga web-browseri, në mënyrë që teksti të paraqitet në pamjen e dëshiruar.Por të gjithë browserët nuk i interpretojnë të gjitha etiketat e HTML. Nëse browseri nuk ka të inkroporuar në vete përkrahjen për interpretimin e një etikete, ai do ta injorojë atë. Për këtë arsye mund të ndodhë që i njejti dokument i HTML të duket ndryshe, kur lexohet me browserë te ndryshëm.
    • Elementet dhe shprehja "Tag"
      • Regjistrat HTML përbëhen nga teksti. Me qëllim të veçimit të tekstit përdoren shenjat normale të njohuar apo ekzistuese.Përmbajtja e regjistrave HTML qëndron në elementet e HTML-së. Elementet e gjuhës HTML, "hijesohen" me të ashtuquajturit tag. Po thuaj se gjitha elementet e gjuhës HTML, shënohen nën hijen e një tagu udhëheqës dhe një tagu përmbyllës. Përmbajtja mes tyre është fusha e vlefshmërisë së elementit përkatës. Tagët shënohen brenda shenjës më e vogël dhe asaj më e madhe.
Report abuse
More Maps by This User