Projekt Gjuhe Shqipe1 - Mind Map

Projekt Gjuhe Shqipe1 Mind Map
 
 
 
 

Projekt Gjuhe Shqipe1 - Mind Map

1 years ago by: SadielaBrahimaj
 
 
  • Projekt Gjuhe Shqipe
    • MENYRA DEFTORE,FORMA VEPRORE DHE JOVEPRORE
      • Koha e tashme
        • Zakonisht përdoren për të treguar veprime ose gjendje që përsëriten herë pas
        • FORMA JOVEPRORE : marrin mbaresat -em, -esh-et, -emi, -ena
      • Koha e pakryer
        • Përdoret zakonisht për të treguar veprime ose gjendje, që vazhdonin ende në një çast të caktuar të së kaluarës.a
        • FORMA VEPRORE: marrin këto mbaresa vetore: -ja, -je, -te ose nte (për numrin njëjës) dhe -nim, -nit, -nin (për numrin shumës).
        • FORMA JOVEPRORE: marrin mbaresat -esha, -eshe, -esh ose -ej (për numrin njëjës) dhe -eshim, -eshit, -eshin (për numrin shumës)
      • Koha e kryer e thjeshtë
        • Përdoret zakonisht për të treguar veprime ose gjendje, qe kanë marrë fund në një të kaluar.
        • FORMA VEPORE: marin mbaresat -a, -e, -i ose -u (për numrin njëjës) dhe -më, a -ëm, -të a -ët, -në a -ën (për numrin shumës).
        • FORMA JOVEPRORE: marrin pjesëzën -u, e cila u paravihet formave veprore të ndryshme
      • Koha e kryer
        • Përdoret zakonisht për të treguar veprime ose gjendje që kanë marrë fund, por që në një mënyrë a në një tjetër lidhen me çastin kur flasim
        • FORMA VEPRORE: paravënë pjesores së foljes themelore format gramatikore të foljes ndihmëse kam
        • FORMA JOVEPRORE: paravënë pjesores së foljes ndihmëse jam
      • Koha e kryer e tejshkuar
        • Përdoret më tepër nëpër fjali të varura kushtore
        • FORMA VEPRORE: përdoret folja ndihmëse pata.
        • FORMA JOVEPRORE: përdoret folja ndihmëse qeshë
      • Koha e ardhme
        • E ardhmja e mënyrës dëftore përdoret për të treguar një veprim ose një gjendje që pritet të vërtetohet në një të ardhme të afërt ose të largët.
        • FORMA VEPRORE: duke I paravendosur pjesezen per te
        • FORMA JOVEPRORE i parë, , ndërtohet duke u paravendosur pjesëzën do te.
      • Koha e ardhme e përparme
        • Përdoret për të treguar një veprim ose një gjendje, qe pritet të vërtetohet në të ardhmen para një veprimi tjetër
        • FORMA VEPRORE: duke u paravënë pjesëzën foljore në kohën e kryer të mënyres lidhore. P.sh.: do të (kem, kesh, ketë, kemi, keni, kanë)
        • FORMA JOVEPRORE: do të (jem, jeshë, jetë, jemi, jeni, janë)
      • Në gjuhën shqipe, ashtu si edhe në mjaft gjuhë të botës ka disa foljeqë gjatë përdorimit në fjali, në pozicione të ndryshme, e ndryshojnë formëne tyre. Këto foljejanë quajtur folje të parregullta
    • Koha më se e kryer
      • Përdoret zakonisht për të treguar një veprim ose një gjendje, që ka përfunduar para një çasti të caktuar të kohës së shkuar
      • FORMA VEPRORE: paravene me ane te foljes ndihmëse kam, në të pakryerën e mënyrës dëftore.
      • FORMA JOVEPRORE: përdoret folja ndihmëse isha
    • FOLJET E PARREGULLTA
      • Disa ndryshime
        • jap(koha e tashme) – dhashë (koha e kryer e thjeshtë) –dhënë (pjesorja)
        • bie(koha e tashme) –rashë(koha e kryer e thjeshtë) –rënë(pjesorja),
          • Idea
        • bie (koha e tashme) –prura (koha e kryer e thjeshtë) –prurë (pjesorja),
      • Disa dukuri të përdorimit të gabuar të disa prej tyre
        • ``-Folja e parregullt “jap” ka raste të shtrembërimit Është e natyrshme që të thuhet: “Unë dhashë jo une japa.
        • ``-Në kohën e tashme në vetën e dytë njejës e shumës si dhe në vetën e tretë njëjës zanorja “a” ndryshohet në “e”, por kurrë në “i” : Pra, ju jepni e jo ju jipni
        • ``-Folje në vetën e parë të kohës së tashme dalin me “j”, por jo folja “ha” që mbaron me temë në zanore si foljet e rregullta pi, di. ha dhe jo haj
    • P.sh:jap, bie, ha, kam, jam, rri, shoh, vij, dua, them etj. që në kohën e tashme dalin në formën që i paraqita dhe e ndryshojnë formën në kohët e tjera të foljes.
    • MENYRA HABITORE,FORMA VEPRORE DHE JOVEPRORE
      • E Pakryera
        • Del me forma sintetike të përfituara duke i prapangjitur pjesores së shkurtër të foljes ndajshtesat - kësha, -këshe, -kësh, a -kej (për njëjësin) dhe -keshim, -këshit, -këshin (për shumësin)
        • FORMA VEPRORE: pas (kësha, këshe, kesh, këshim, këshit, këshin).
        • FORMA JOVEPRORE: duke u paravënë pjesëzën -u. P.sh.: u lakësha, u hapkësha, u matkësha
      • Koha e tashme
        • Ndërtohet duke i prapangjitur pjesores së shkurtër të foljes ndajshtesat -kam, -ke, -ka (për njëjësin) dhe -kemi, -keni, - kanë (për shumësin)
          • Idea
          • Idea
        • FORMA VEPRORE : pas (kam, ke, ka, kemi, keni, kanë).
        • FORMA JOVEPRORE: marrin përpara pjesëzën -u. P.sh.: Kjo lule u rritka shpejt!
      • E kryera
        • Ndërtohet duke i paravendosur pjesores së foljes format vetore të kohës së tashme habitore të ndihmëses -kam.
        • FORMA VEPRORE: paskam (paske, paska, paskemi, paskeni, paskan) larë etj
        • FORMA JOVEPRORE bëhet me foljen ndihmëse jam
      • Me se e kryera
        • Ndërtohet duke i paravendosur pjesores së foljes format vetore të së pakryerës habitore të ndihmëses .
        • FORMA VEPRORE :paskësha (paskëshe, paskësh, paskëshim, paskëshit, paskëshin) larë etj.
        • FORMA JOVEPRORE : (qenkësha, qenkësh, qenkësh) larë etj.
Report abuse
More Maps by This User