Rrjetet kompjuerike - Mind Map

Rrjetet kompjuerike Mind Map
 
 
 
 

Rrjetet kompjuerike - Mind Map

2 years ago by: Lebo Jenkies
 
 
Per shkollen (For school)
  • Rrjetet kompjuterike
    • Kriteret e klasifikimit të rrjeteve kompjuterike
      • Klasifikimi i rrjeteve sipas madhësisë së zonës së mbulimit.
        • a)Rrjeti personal (Personal Area Network,PAN) Një PAN është një rrjet kompjuterik i cili ndërlidh mekanizma kompjuterikë (kompjutera, telefonë, PDA, etj) të cilët janë në afërsi te një personi. Rrezja e një PAN-i është zakonisht dhjetë metra. b)Rrjeti lokal (Local Area Network,LAN) është një rrjetë kompjuterik që lidhë kompjuterët dhe pajisjet tjera në një zonë gjeografike të kufizuar siç është shtëpia, shkolla, laboratoret kompjuterik ose zyrat punuese. Karakteristikat që e dallojnë rrjetin kompjuterik "LAN" nga ai "WANs" (wide area networks) janë: kualiteti më i madh në transferimin e të dhënave, zonë më e vogël gjeografike dhe mungesa e nevojës për linje tjetër të telekomunikacionit në shërbim. ARCNET, Token Ring si dhe disa tjera teknologji kanë qenë të përdorura në të kaluarën, por Ethernet dheWi-Fi janë dy teknologjitë që sot janë më të përdorura në botë. c)Rrjeti Metropolitan (Metropolitan Area Network,MAN) Një rrjet metropolitan ( Metropolitan Area Network, MAN ) është një rrjet kompjuterik i cili i lidhë përdoruesit e internetit në një zone apo rajon më të madh se ajo që mbulohet nga rrjetat LAN , por në një zonë më e vogël se ajo e rrjetave të gjera WAN. Termi metropolitat pra nënkupton ndërlidhjen e rrjeteve në një qytet në një rrjet të vetëm të madh. Ajo përdoret gjithashtu për të nënkuptuar një ndërlidhje të disa zonave të rrjetit LAN duke i bashkuar ato me një lidhje. d)Rrjet i gjerë (Wide Area Network, WAN) është një tip rrjeti kompjuterash që dallohet për një gjerësi territoriale prej shumë regjionesh gjeografike, pra me i gjerë sesa rrjeti lokal.
      • Klasifikimi i rrjeteve sipas arkitekturës
        • a)Arkitektura klient-server. Në mjedisin në të cilin ekzistojnë më shumë se 10 shfrytëzues, rrjeta e prioritetit të njëjtë nuk është zgjidhje më e mirë. Prandaj në shumicën e rrjetave ekzistojnë serverë të dedikuar. Serveri i dedikuar është server i cili ka vetëm atë rol dhe nuk përdoret si klient apo stacion punues. Për serverët themi se janë të dedikuar sepse janë të paraparë për shërbim të shpejtë kërkesave të klientëve dhe i ofrojnë siguri datotekave dhe direktoriumeve. Ata gjithashtu shpesh janë të mbyllur fizikishtë në ndonjë hapësirë të veçantë, andaj edhe administratori përgjegjës i rrjetës rrallë qaset, sepse shumicën e punëve mund ta kryej nga ndonjë nyje. Nëse serveri është joaplikativ, atëherë shpeshë me zgjerimin e rrjetit edhe komunikacioni në rrjetë bëhet më i dendur, paraqitet nevoja për numër më të madh të serverëve, e ndarja e punëve në disa serverë mundëson që të gjitha punët të kryhen në mënyrë më efikase. b)Arkitektura peer-to-peer. Te ky lloj i rrjetave nuk ekziston server i definuar e as hierarki në mes kompjuterëve. Të gjithë kompjuterët janë të barabartë, zakonisht çdo kompjuterë funksionon si klient edhe si server, dhe nuk ekziston administrator i emëruar për tërë rrjetën. Shfrytëzuesi i çdo kompjuteri vendos cilat të dhëna nga kompjuteri i tij mund të ndahen në rrjetë.
      • Klasifikimi sipas Topologjisë
        • a)Topologjia lineare krijon lidhje të dyanshme në mes një kompjuteri dhe kompjuterit të ardhshëm. Kjo përvojë është nga fillimi i kompjuterëve, pasi që secili kompjuter, përveç atyre në fillim dhe fund, kërkon dy pranues dhe dy transmetues. b)Topologjia magjistralë karakterizohet me bartjen kryesore që paraqet shtyllën e rrjetës ku janë të lidhur kompjuterët. Kjo topologji llogaritet pasive sepse kompjuterët e lidhur në magjistralë vetëm „vëzhgojnë“ çka ndodh në të. Kur e vërejnë përmes kartelës së rrjetit se të dhënat janë drejtuara kah ato atëherë këto të dhëna i pranojnë. Kur kompjuteri është i përgatitur për të dhënë informata,ai në fillim vërtetohet se asnjë kompjuter tjetër nuk dërgon të dhëna në magjistralë, dhe atëherë i dërgon pakot e informacioneve të tij .Në rrjetë si magjistralë më shpesh shfrytëzohet kabllo koaksial. (ky kabëll shumë pak dallohet prej kabllos së TV të rëndomtë).Rrjetat me topologji magjistralë lehtë lidhen dhe zgjerohen në krahasim me topologjitë tjera ato kërkojnë sasi të caktuar të kabllove. Në rrjetat me topologji magjistrale janë të shpeshta ndërprerjet kabllovike ku vështirë mund të zbulohen. Nëse një konektor hiqet bien e gjithë rrjeta. Këto rrjeta sot përdoren më rrallë të mbetura nga e kaluara. Në figurë duket topologjia magjistralë. c)TOPOLOGJIA YLL kompjuterët janë të lidhur me pajisje qendrore për lidhje i cili quhet shpërndarës. Secili kompjuter është i lidhur me kabllon e veçantë deri në shpërndarës. Për arsye se për secilin kompjuter të lidhur ekziston kabllo e veçantë dhe portë e veçantë për lidhje ,shumë lehtë mund rrjeta edhe të zgjerohet. Kufizim mund të jetë vetëm numri i hyrjeve në shpërndarës. Nëse një kompjuter ç’kyçet kompjuterët tjerë mund të punojnë pa problem në mes veti. Pjesa më e ndjeshme është shpërndarësi qendror. Në topologjinë yll shpërndarësi shërben si pikë e lidhjes qendrore si që shihet në figurë. d)TOPOLOGJIA UNAZE kompjuterët lidhen me kabllo në rend dhe formojnë rreth fizik. Në këtë topologji informacioni udhëton kah përçuesit (kabllot) në një drejtim. Kompjuterët në unazë pranojnë paketë dhe pastaj të njëjtën paket e dërgojnë te kompjuteri tjetër në rrjetën unazë. Topologjia unazë llogaritet aktive sepse kompjuterët e lidhur në unazë dërgojnë token nëpër gjatësinë e unazës. Token është paket i veçantë i të dhënave. Gjetja e defektit në topologjinë unazë është mjaft e vështirë sepse me prishjen e një kompjuteri në rrjetë ndërpritet rrjedhja e informatave në unazë dhe kështu nuk dimë ku është ndërprerja. Futjen dhe heqjen e kompjuterit të ri në rrjetë bënë ndërprerje të punës së rrjetës. Për arsye se hardueri për Token ring është i shtrenjtë dhe për mirëmbajtjen e kësaj rrjete duhet administratorë me përvojë të madhe këto rrjeta përdoren vetëm në firmat e fuqishme e jo në rrjeta lokale shtëpiake. Për rrjeta lokale në zyra dhe shtëpi më e përshtatshme është rrjeta në yll. Në figurën e mëposhtme shihet topologjia e rrjetës në unazë figurë. d)TOPOLOGJIA PEME mund të shihet si nj koleksion i rrjetave yll të vendosura në hierarki. Ky rregullim në formë druri ka nyje periferike individuale të cilat kanë detyrë të pranojnë dhe transmetojnë vetëm prej nyjeve dhe nuk kërkohen të jenë si repetitorë apo regjeneratorë. Në dallim prej topologjisë yll nyja qendrore mund të shpërndahet.Si në rrjetin konvencional yll, nyje individuale mund të izolohen prej rrjetit me një defekt të vetëm të një pike të vetme transmetuese. Në qoftë se një lidhje me gjethin e rrjetit në formë druri dështon, ai gjeth (leaf) izolohet; në qoftë se një lidhje me nyje e cila nuk është gjeth dështon, një sektor i tërë i rrjetit izolohet prej pjesës tjetër.Për ta lehtësuar sasinë e trafikut të dhënave që vjen nga transmetimi i çfarëdo të dhëne dhe nga cilido vend, janë krijuar nyje më të përparuara që do të mbajnë llogari për identitetin e sistemeve të ndryshme të lidhura në rrjet. Këto Switch-a rrjeti do ta mësojnë bazën e rrjetit duke transmetuar të paketa të dhënash gjithandej e pastaj duke vëzhguar prej nga vijnë përgjigjet paketë e)Rrjetat hibride përdorin kombinimin e dy ose më shumë topologjive në atë mënyrë që rezulton që rrjeti nuk e ka asnjë nga format standarde.Dy shembuj më të shpeshtë të rrjetave hibride janë:Rrjeti yll-unazë (star ring) përbëhet nga sy ose mëshomë topologji yll të lidhura me (MAU) multistation acces unit si HUB qendrorRrjeti yll-magjistralë (star-bus) përbëhet nga dy ose më shumë topologji yll të lidhura me (bus trunk).
    • Cfarë janë rrjetet kompjuterike?
      • Përkufizimi
        • Një rrjet kompjuterik është një grup kompjuterash autonomë të ndërlidhur me ndihmën e një teknologjie të caktuar. Dykompjutera quhen të ndërlidhur nëse janë të aftë të shkëmbejnë informacion midis tyre. Lidhja mund të realizohet me anën ekabllove elektrikë, fibrave optike, mikrovalëve, rrezeve infra të kuqe apo me anën e satelitëve. Rrjetet kanë forma dhe madhësi të ndryshme.
      • Përparësite dhe mangesitë
        • Përparësitë: 1.Shpejtësia. Dërgimi dhe marrja e informacionit nëpërmjet rrjetit kompjuterik është shumë më e shpejtë krahasuar me postën e zakonshme. 2.Kosto efikase Individualisht blerja e kopjeve të licensuara të shumë progameve të njohura "software" është i kushtueshëm. Ruajtja e një programi në një "server" e bën të zotërueshëm për t'u instaluar në kompjutera të tjërë që janë të lidhur me të, duke ulur kështu koston. 3.Menaxhimi i centralizuar i software. Kjo do të thotë që "software-i" mund të ngarkohet në kompjuterin kryesor, i cili është "serveri" i skedarëve. Kështu, eliminohet koha e harxhuar për instalimin dhe përditesimin e tij në të gjithë kompjuterat e pavarur të së njëjtës ndërtesë. 4.Bashkëndarja e burimeve. Pajisje të tilla si: printeri,faksi,skaneri dhe modemi mund të përdoren bashkarisht duke i lidhur në rrjet. Kështu, rritet hapësira në ambientet e punës dhe kursehet financiarisht.
        • Mangësitë: 1.Nëse "serveri" pëson difekt, atëherë përdoruesit nuk janë në gjendje të drejtojnë programet aplikative. Kështu, rriten shanset për humbjen e të dhënave 2.Në qoftë se rrjeti nuk funksionon, atëherë kompjuterat që janë lidhur në rrjet, nuk mund të përdoren. Kështu dëmtohet performanca e të gjithë sistemit. 3.Kur rrjeti nuk është projektuar si duhet, me rritjen e trafikut në rrjet, performanca e tij bie. 4.Nëse numri i kompjuterave në rrjet rritet, atëherë menaxhimi i tyre bëhet i vështirë
Report abuse
More Maps by This User