Tik_Gjuhet e programimit - Mind Map

Tik_Gjuhet e programimit Mind Map
 
 
 
 

Tik_Gjuhet e programimit - Mind Map

19 days ago by: Lorenc lorenc Lala
 
 
  • Tik:Gjuhet e programimit
    • C
      • Më tepër e kërkuar për përdorim të përgjithshëm edhe pse mbetet më e përdorura. Ofron bazat edhe për gjuhë si C#, Java, JavaScript dhe Python. Përdoret më tepër për implementimin e sistemeve operative dhe aplikacioneve të ndërfutura.
    • Ruby
      • Gjuhë skript dinamike, e orientuar drejt objekteve. Përdoret për të zhvilluar uebfaqe dhe aplikacione. Fuqizon framework-un Ruby on Rails. Është e lehtë për t’u shkruar. Përdoret nga Scribd, GitHub, Groupon dhe Shopify.
    • Java
      • Bazohet në klasa dhe është gjuhë e orientuar drejt objekteve. Një ndër gjuhët më të kërkuara për zhvillimin e softuerëve, aplikacioneve mobile apo përmbajtjeve ne ueb. Punon në shumë sisteme operative pasi është gjuhë cross-platform.
    • JavaScript
      • Gjuhë skript client-side dhe server-side. Shumicën e sintaksës e merr nga C. Mund të përdoret në shume shfletues uebi dhe konsiderohet thelbësore për të zhvilluar funksione uebi të animuara apo interaktive. Është përdorur në funksionalitete shtesë të Chrome, Safari, Adobe etj.
    • C++
      • Gjuhë mesatare për nga vështirësia, e orientuar drejt objekteve. Është përdorur për të krijuar programe si Firefox, Winamp dhe Adobe. Përdoret gjithashtu për të zhvilluar sisteme softuerike, aplikacione, serverë me performancë të lartë, lojëra etj.
    • C#
      • Lexohet “C-sharp”, zhvilluar nga Microsoft-i si pjesë e iniciativës së vet .NET. Kombinon parime nga C dhe C++. Është gjuhë me përdorim të përgjithshëm dhe është përdorur në veçanti për zhvillimin e softuerëve të Microsoft-it dhe platformave Windows.
    • Python
      • Gjuhë skript e nivelit të lartë, server-side, që përdoret për uebfaqe dhe aplikacione mobile. Konsiderohet gjuhë e lehtë për fillestarët për shkak të lexueshmërisë së qartë dhe sinstaksës kompakte. Python është përdorur për zhvillim të aplikacioneve si Instagram, Pinterest dhe Rdio si dhe përdoret nga Google, Yahoo! dhe NASA.
    • php
      • PHP (Hypertext Processor) është një gjuhë skript e projektuar për të krijuar uebfaqe dinamike dhe aplikacione. Mund të përfshihet direkt në dokumentet e HTML-së në vend që të ekzistojë si e veçante.PHP fuqizon mbi 200 milionë uebfaqe, përfshi WordPress, Facebook etj.
Report abuse
More Maps by This User