Start Mind Mapping Now!
- Professional Mind Mapping
- Best MS Office Integration
- Build-in Gantt chart & Timeline
- Templates & Tutorials
Topologjia e rrjeteve - Mind Map

- Topologjia e rrjeteve
- Topologjia Bus
- Në topologjinë bus, të gjithë kompjuterat lidhen me një kabllo lineare dhe komunikojnë nëpërmjet saj.
- Përparësitë: •Instalohet lehtë dhe nuk kërkon shumë kabllo.
- Mangësitë: •Nëse dëmtohet kablloja kryesore, i gjithë rrjeti bëhet i padobishëm. •Është e vështirë të identifikosh problemin.
- Topologjia Star
- Topologjia star është lloji me përdorim më të gjerë. Të gjitha pajisjet lidhen me pajisjen hub, ku shkon çdo e dhënë kryesisht dhe më pas ridrejtohet.
- Përparësitë: •Instalimi, shtimi dhe heqja e kompjuterave është e lehtë.
- Mangësitë: •Kërkon më shumë kabllo. •Defektet në hub sjellin prishjen e rrjetit.
- Topologjia Ring
- Çdo pajisje në topologjinë ring ka dy pajisje fqinjë me të cilat lidhet dhe shkëmben informacion.
- Përparësitë •Defektet në rrjet gjenden lehtë. •Instalimi nuk kërkon shumë kabllo.
- Mangësitë: •Një defekt sjell prishjen e gjithë rrjetit. •Shtimi dhe heqja e pajisjeve kërkon riinstalim dhe ndryshim i kabllove.
- Topologjia hibride
- Topologjia hibride përdor kombiime të dy ose më shumë topologjia, prandaj rrjeti nuk ka një formë standarde.
- Dy shembuj më të përhapur të topologjisë hibride janë:
- Rrjeti star-ring, ku rrjeti nis sipas topologjisë star, lidhet me një pajisje qëndrore që quhet MAU dhe vazhdon sipas topologjisë ring.
- Rrjeti star-bus, ku rrjeti lidhet me pajisjen MAU sipas topologjisë star dhe më pas vazhdon sipas topologjisë ring.
- Topologjia Tree
- Tek topologjia tree pajisjet vendosen ne hierarki dhe formohen disa nyje. Nyjet e poshtme dërgojnë informacion te nyjet e mësipërme. Nyjat e tjera janë të ndërmjetme dhe transmetojnë informacion te nyjet e mësipërme. Nuk ka nyje qëndrore të vetme.
- Përparësitë: •Rrjeti ka kosto të ulët.
- Mangësitë: • Nëse dështon një nyje, rrjeti dështon dhe ndahet në degë.
- Topologjia Mesh
- Në topologjinë mesh, çdo pajisje lidhet me çdo pajisje tjetër në rrjet.
- Përparësitë: •Rrjeti ka një siguri të madhe. •Nëse një pajisje nuk funksionon, rrjeti vazhdon të punojë.
- Mangësitë: •Ka një kosto shumë të lartë. •Çdo pajisje duhet të jetë ne gjendje të shkëmbejë informacion me shumë pajisje.
More Maps by This User